“Ka abuzuar fizikisht për vite me radhë/ Rrëfimi tronditës i Mauro Icardi-t për Wanda Nara-n: U shkruante lojtarëve të…
Divorci i Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s, ka marrë një kthesë të errët me akuza serioze për abuzim, kërcënime dhe manipulime nga të dyja palët.
Futbollisti i famshëm ka dhënë një intervistë për një televizion turk, ku ka bërë deklarata tronditëse, duke hedhur dritë mbi një marrëdhënie me konflikte dhe trazira emocionale.
Mauro Icardi akuzon Wanda Narën për abuzim, kontroll dhe manipulim
Mauro Icardi ka lëshuar një sërë akuzash kundër ish-partneres së tij, duke pretenduar se ajo e ka e ka dhunuar fizikisht atë.
“Wanda ka abuzuar fizikisht për vite me radhë dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare”, tha futbollisti i famshëm.
Por jo vetëm kaq, pasi ylli i Galatasaray pretendon se modelja argjentinase i ka hakëruar llogaritë e tij të rrjeteve sociale dhe u ka dërguar mesazhe shokëve të tij të skuadrës.
“Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha Icardi, duke theksuar ndikimin e madh që këto veprime patën në jetën e tij profesionale dhe personale.
Akuzat shtriheshin edhe në kërcënime për vetëlëndim. Icardi pretendoi se gjatë një konfrontimi në lidhje me përfshirjen e tij të kaluar me aktoren, China Suarez, Nara e kërcënoi se do të vriste veten.
“Wanda më tha se do të vriste veten nëse do të takohesha përsëri me China. Unë kam prova dhe ia kam paraqitur gjykatës”, tha futbollisti i famshëm.
Wanda Nara akuzohet edhe për manipulim financiar
Akuzat e Icardit nuk u ndalën në abuzim fizik dhe emocional. Ai gjithashtu akuzoi ish-modelen për keqpërdorimin e financave të tij dhe përdorimin e mediave sociale për t’a poshtëruar publikisht.
“Ajo shkaktoi probleme të mëdha financiare duke kontrolluar llogaritë e mia dhe duke bërë pagesa pa pëlqimin tim”, tha Icardi.
Ky i fundit pretendon se Wanda ka përdorur fondet e tij për të mbështetur sipërmarrjet e saj dhe mënyrën e jetesës, duke e shtyrë atë t’i ndërpresë aksesin e saj në llogaritë e tij bankare.
“Ajo është e pamatur me paratë dhe nuk ka asnjë shqetësim për shfrytëzimin e burimeve të mia”, ka thënë futbollisti.
Ndërkohë ai shtoi se Nara i ka keqinterpretuar qëllimisht bisedat private në rrjetet sociale, për t’i dëmtuar reputacionin e tij.
“Është e gjitha pjesë e strategjisë së saj për të fituar simpatinë e publikut”, tha Mauro.
Icardi gjithashtu shprehu zhgënjimin me paraqitjet e shpeshta të ish-partneres në media:
“Ajo përdor platforma për të nxitur një rrëfim që e përshkruan atë si viktimë ndërsa më fyen mua”.
Kujtojmë se Icardi dhe Wanda u ndanë në korrik të vitit 2024 dhe çifti ende është në procesin e përfundimit të divorcit të tyre.