
‘Ka ardhur koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së’
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur takimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA.
Përmes dy postimeve në llogarinë e vet në “Twitter”, Haradinaj ka thënë se e ka mirëpritur edhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së.
Më tutje, ai ka thënë se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së.
“E mirëpres mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e MCC-së dhe takimin e delegacionit shtetëror me sekretarin Blinken. Amerika ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ShBA-së”, ka shkruar Haradinaj.
I welcome the 🇺🇸 support for Kosovo with the MCC funds and the meeting of 🇽🇰 state delegation with Secretary Blinken. 🇺🇸 has once again shown true leadership on supporting us economically and in the dialogue.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) July 27, 2022