Ka ardhur koha për ta përfunduar dialogun
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se vonimi i procesit të dialogut i konvenon Serbisë, por jo Kosovës.
Sipas tij, nëse arritja e marrëveshjes merret seriozisht ajo mund të ndodhë brenda 24 orëve.
“Ka ardhur koha për të përfunduar dialogun. Kosova nuk ka absolutisht luksin për ta zvarritur procesin, Serbia ka gjithë interesin të vonojë. Vendosini propozimet në tryezë dhe nëse Uashingtoni dhe Brukseli janë seriozë, marrëveshja do të arrihet brenda 24 orësh, duke zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt NATO-s”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pas një postimi të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ka njoftuar për një darkë pune me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
‼️Time has come to conclude the dialogue. #Kosovo has absolutely no luxury to drag the process, #Serbia has all the interest to delay. Put the proposals on the table and if Washington & Brussels are serious, the deal will be reached in 24h, unlocking Kosovo’s path to @NATO. https://t.co/P9C2MoCX9V
— Petrit Selimi (@Petrit) April 7, 2022