‘Ka ardhur koha t’i mbushim sheshet e Evropës me shqiptarë’, Musliu reagon pasi Specialja ia vazhdoi paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka vendosur të ua vazhdojë paraburgimin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Musliu ka thënë se kjo masë ndaj tyre është hap i rëndë dhe i padrejtësive që e bëjnë të “fortit.
Ajo ka vlerësuar se ka ardhur koha qe sheshet e Evropës të mbushen me shqiptarë që kërkojnë lirimin e tyre.
“Paskan marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshëm i padrejtësive që bëjnë të ‘fortit’. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.