Ka bërë operacione të shumta kirurgjikale, mjekët paralajmërojnë ish-modelen për këtë rrezik
Ish-modelja e famshme, Katie Price, është paralajmëruar nga një kirurg kozmetik, se trupi i saj mund të jetë nën “stres” të fortë. E gjithë kjo për shkak të operacioneve të shumta që ka kryer.
Gjashtë viteve të fundit, 43-vjeçarja i është nënshtruar një sërë procedurash, duke përfshirë rinoplastikën, një lifting të fytyrës ,fasetat, fillers, botox , tre lifting të fytyrës, tërheqje sysh dhe vetullash, dhe së fundmi operacionin e saj të 24 në gjoks.
Pavarësisht mburrjes për listën e saj të gjerë të operacioneve, drejtori mjekësor i vlerësuar me çmime Alex Karidis ka pohuar se ai kurrë nuk do t’i rekomandonte klientëve të tij që t’i nënshtroheshin një numri të lartë operacionesh.
Ai i tha për “Daily Star” se: ‘Si kirurgë, ne kemi përgjegjësinë të jemi të sinqertë me pacientët dhe të themi nëse operacioni ia vlen vërtet. Do të isha shumë e kujdesshme për t’i rekomanduar një sërë operacionesh që ajo i është nënshtruar”.
Alex vazhdoi duke thënë për tre liftimet e saj ‘të pazakonta’: ‘Vjen një fazë kur jeni duke bërë këtë sasi të operacionit ku duhet të tërhiqeni dhe të pyesni pse po e bëni atë. Askush nuk e kritikon Katie-n si ajo vetë.’
Përfaqësuesi i Katie nuk pranoi të fliste kur u kontaktua nga ‘MailOnline’. Ajo thuhet se ka kryer punën e saj të fundit të gjoksit në Belgjikë gjatë muajt dhjetor.
Dhe të hënën e kaluar, Katie tregoi rezultatet e operacionit të saj më të fundit ku kishte të veshur një palë sytjena sportive jeshile teksa po stërvitej me të fejuarin Carl Woods, 33 vjeç, në një palestër në Tajlandë.
Gjithashtu zbuloi se ajo do të shesë implantet e saj më të mëdha të gjoksit të cilat i ka ruajtur për 1 milion paund.
Sipas The Mirror , familja e Katie është ‘e tmerruar’ me procedurën e saj të fundit dhe thuhet se janë të zhgënjyer që kirurgët pranuan ta kryejnë atë.