‘Ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë’, Inter Miami konfirmon lëndimin e Lionel Messit
17 korrik 2024
| 12:05
Skuadra amerikane Inter Miami ka konfirmuar se sulmuesi Lionel Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artëi” pësoi një lëndim të rëndë në gju, derisa po drejtonte Argjentinën në triumfin e Kupës së Amerikës, ku në finale mposhtën Kolumbinë.
Inter Miami tani ka konfirmuar lëndimin e Messit, por s’ka dhënë detaje se për sa kohë do të jetë jashtë fushës.
“Inter Miami ka dhënë detaje për lëndimin e kapitenit tonë Lionel Messi”.
“Pas testeve mjekësore, është vlerësuar se Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.