Ka edhe kështu! Influencuesi amerikan martohet me dhjetë gra njëherësh
Influencuesi i rrjeteve sociale në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, dyshohet se është martuar me dhjetë gra, ndërsa ceremonia u zhvillua në plazh.
Ai e ka postuar videon në “TikTok”, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Në video ai shfaqet i rrethuar me nuset e tij, të gjitha të veshura më të bardha dhe duke mbajtur në duar buqeta me lule.
28-vjecacri thotë: “Sot u martova me dhjetë gratë e mia”. Ai pohon se marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe energji pozitive, duke theksuar diversitetin e gjuhëve, personaliteteve dhe paraqitjeve në grup.
Dasma në plazh u zhvillua në një vend të pazbuluar dhe nuk njihet ligjërisht në Nju Jork, ku ata banojnë. Lustin, i cili punon si masazhues, poston përmbajtje si një masazhues sensual në platforma si “OnlyFans”, “TikTok”, “Twitter” dhe “Instagram”. Ai shfaqet duke kënaqur sensualisht klientet e tuj.
Në një intervistë në podcast, Lustin shpjegoi se fokusi i tij është të ofrojë kënaqësi për gratë, duke synuar t’u tregojë atyre trajtimin që meritojnë. Që kur videoja e dasmës u postua më 31 korrik, Lustin ka shpërndarë përmbajtje shtesë duke shfaqur gratë e tij duke marrë masazhe dhe duke shkuar në takime.
Videoja virale ka marrë admirim dhe argëtim nga shikuesit, me disa shaka për numrin e masazheve që duhet të ketë bërë Lustin për t’u martuar me dhjetë gra. Të tjerë shprehin kuriozitet dhe admirim për situatën e tij unike, ndërsa disa me shaka kërkojnë të jenë pjesë e grupit të bashkëshorteve të tij.
Video padyshim ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale dhe ka ndezur diskutime rreth marrëdhënieve, poligamisë dhe stileve të jetesës jokonvencionale në epokën dixhitale. /TCH/