Ka filluar mbjellja e luleve në hapësirat publike në qytetin e Mitrovicës
17 maj 2019
| 16:07
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë parë nga afër procesin e mbjelljes së luleve në hapësirat publike, në qytetin e Mitrovicës.
“Edhe këtë vit, si edhe viteve tjera, po i kushtohet vëmendje ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira të duken sa më bukur. Është e rëndësishme që lulet mos të dëmtohen”, është bërë me dije në njoftimin për media të Komunës së Mitrovicës.
Ndërkaq për t’i kryer këto punime e kontraktuar nga komuna e Mitrovicës është kompania “Ambienti” e cila do të bëjë edhe mirëmbajtjen e këtyre luleve të mbjella gjatë gjithë sezonit.
/Epoka e re/