Ka filluar projekti i madh në Termokos
Një ndër investimet më të mëdha të qeverisë amerikane në Prishtinë i quajtur Prishtina HeatSave ka filluar fazën e parë të implementimit.
Në muajt e ardhshëm, afro 17,500 banesa do të pajisjen me matës të mençur, alokatorë dhe valvuola termostatike përmes projektit ë Termokos-it financuar nga Millenium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC). Këto pajisje do të instalohen falas për të gjithë shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore.
Qëllimi këtij projekti është i dyfishtë: përmirësimi i shërbimit që t’i mundësoj konsumatorëve të kontrollojnë vetë temperaturën e brendshme respektivisht shpenzimet e faturuara, dhe në të njëjtën kohë të krijon kursime në sistemin e ngrohjes që mundëson zgjerim më të shpejtë të rrjetit.
Me këtë modernizim dhe digjitalizim të sistemit, ju mund të ndalni ngrohjen kur nuk jeninë shtëpi dhe do të faturoheni më pak në fund të muajit. Ju mund të përshtatni temperaturën optimale për familjen, varësisht nga periudha e ditës apo kërkesa e juaj dhe nuk do të keni nevojë të hapni dritaret për të rregulluar temperaturën e ambientit. Mënyra e deritanishme e pagesës do të stopohet. Nëse shfrytëzoni më pak ngrohje, do të faturoheni më pak!
Instalimi i këtyre pajisjeve është një proces i cili do të zgjasë afro një vit, dhe pritet të fillojë në qershor të vitit 2022.
Gjatë kësaj kohe, konsumatorët e Termokos-it duhet të jenë të gatshëm të presin ekipet e specializuara për instalim. Për datën dhe kohën do të informoheni duke skanuar QR code në këtë artikull me telefonin tuaj e mençur ose vizitoni www.termokos.org/heatsave ku mund ti kontrolloni edhe përgjigjet më të shpeshta për këtë projekt.
Intervenimi në çdo banesë nuk do të merr më shumë se 30 minuta por efekti do të jetë shumë i dobishme meqë të gjithë konsumatorët e Termokos do të kenë nën kontroll shpenzimet e tyre të ngrohjes.