Ka filluar punën Bordi i KPMM-së

10 dhjetor 2021 | 15:09

Kuvendi i Republikë së Kosovës ne Seancën plenare të mbajtur me 6 dhjetor 2021 ka zgjedhur kryesuesen e KPMM-së Selvete Grajqevci-Pllana, dhe 4 anëtarët e Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale: Jahir Gashi, Rrezarta Pushkolli – Makolli, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati.

Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, e ka njoftuar Bordin e tanishëm, se mungesa e Bordit ka rezultuar me pranimin e shumë aplikacione, dhe se  jemi në pritje për shqyrtimit të afër 300 aplikacioneve për hulumtim, shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta.

Bordi ka mbajtur takimin e I (parë) ku janë marr disa Vendime të rëndësishme për funksionalizimin e KPMM-së pasi që ky institucion, që nga data 07 gusht 2020 ka qen pa Bord.

“Njoftojmë opinionin publik dhe të gjitha ndërmarrjet e sektorit minerar të cilat kanë aplikuar në KPMM për licenca dhe leje se Bordi ka filluar punën dhe do të merret me punë intensive  deri në përfundimin e shqyrtimit të të gjitha  aplikacioneve të cilat janë në pritje për tu shqyrtuar”, thuhet në njoftimin e mbledhjes së parë të Bordit të KPMM-së.

Gjithashtu, Bordi u dakordua që do të bashkëpunoi me të gjitha institucionet dhe ne veçanti me ministrin e MMPHI-së, për harmonizimin e Vendimeve për krijimin e kushteve sa më të favorshme ligjore për ngritjen e sektorit minerar në Republikën e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë…