Ka ndërruar jetë ish i burgosuri politik e veprimtari i UÇK-së Hajdin Rama
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e enjtë) në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Veteranëve në Kleçkë.
Më 25 maj të këtij viti për nder të tij dhe kontributit të dhënë për çështje kombëtare, në fshatin Sankovc të Drenasit është zbuluar pllaka e aktiviteteve ilegale në shtëpinë e tij, në Komoran.
Përndryshe, shtëpia e Hajdin Ramës, që nga viti 1994 deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, ka qenë shtab i përfaqësuesve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po në atë shtëpi kanë marrë shumë vendime të rëndësishme për organizimin e luftës çlirimtare kundër forcave ushtarake, paramilitare dhe policore.
Për nder të Ramës dhe kujtimit për të do të mbahen homazhe në Kleçkë.
Nisja për në Kleçkë bëhet nga ora 13 prej Sankoci dhe do të zgjasin deri në orën 15:00. Ndërsa në orën 16:00 në varrezat e Dëshmorëve dhe Veteranëve të UÇK-së në Kleçkë, do të bëhet varrimi i të ndjerit.