Ka ndërruar jetë regjisorja Arzana Kraja
13 nëntor 2019
| 12:45
Vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, regjisorja Arzana Kraja, ka vdekur sot në mëngjes. Policia nuk ka saktësuar se kush është personi që ka gjetur pa shenja jete, por bëhet fjalë për regjisoren Arzana Kraja.
“Më datë 13.11.2019, rreth orës 09:08, policia ka pranuar një informatë për një trup të pajetë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kraja ka qenë regjisore e filmit dhe skenariste.