Ka ngjashmëri të madhe me Dua Lipën, blogerja e njohur: I kam shkruar shumë herë por…
Modelja dhe blogerja shqiptare, Hilda Kertalli, është sozia e Dua Lipës. Ajo është komentuar shumë në media dhe rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka më këngëtaren me famë botërore.
Hildës i ndodh shpesh që njerëzit ta ngatërrojnë me yllin me famë botërore. Madje tani modelja ka rikrijuar edhe disa fotografi të njëjta me Dua Lipën.
Ndërkohë së fundmi ka dhënë një intervistë, ku blogerja ka treguar se në fillim i dukej e çuditshme që t’i referoheshin si Dua, por tani është mësuar me këtë gjë. E pyetur nëse ka kontaktuar me Lipën ajo tha se do të dëshironte shumë që të fliste me të.
“I kam shkruar shumë herë, nuk është se ka reaguar. Por para disa kohësh nga një fann account që më kishte bërë tag Dua Lipën, kishte parë story-n. Nuk kam komunikuar ndonjëherë por që presim që të ndodhë.”, tha ajo për “Abc-ja e mëngjesit”.