Ka njerëz që janë vrarë për kauza personale të Kurtit
“Ka njerëz që janë vrarë për kauza personale të kryeministrit Albin Kurti”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.
Po ashtu, Kastrati vlerësoi që kauzat e Kurtit sa ishte në opozitë nuk kanë qenë aspak në interes të Kosovës.
“Kur themi që kanë qenë të suksesshme ato metoda të Kurtit si opozitë, ato kanë qenë të suksesshme vetëm për Albin Kurtin personalisht për të ardhur në pushtet. Ato protesta e gazlotsjellës, kanë qenë të dëmshme dhe të dhimbshme për familjarët e atyre që janë vrarë, sepse ata janë vrarë për kauza personale të Kurtit dhe jo për interesa të Kosovës. Ata njerëz u vranë duke i besuar Kurtit dhe ai sot është i ulur në karrigen e Ahtisarit”, deklaroi Kastrati ne Teve1.
Më tej deputeti i PDK-së tha se Kurtit i shërbyen kauzat vetëm për të arritur në pushtet.
“Kryeministri i ka shkelur të gjitha premtimet”, potencoi Kastrati.