Ka përçarje në Vetëvendosje, mund të kemi zgjedhje shumë shpejt
17 maj 2023
| 08:40
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se brenda LV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit.
Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit.
“LV ka përçarje të brendshme. Që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai.
“Duke parë këto përçarje, nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.