Ka përfunduar autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML

09 gusht 2024 | 17:28

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit.

Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se autopsia është kryer në orën 16:00, dhe trupi i pa jetë i Hajrizit pritet shpejt t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit, njofton Klankosova.tv.

Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse.

Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Po afrohet 13 Gushti i vitit 2024, dhe…