Ka shumë punë që të mbërrijmë deri te një qeveri e re

24 prill 2020 | 11:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot, në një konferencë për media mbajtur në oborrin e qeverisë, se në formë të shkruar ende nuk e ka marrë vendimin nga presidenti Hashim Thaçi për mandatimin e LDK-së për formimin e qeverisë së re. Kurti ka thënë se do të shohin se në çfarë baze i është dhënë partisë se dytë mandatari. Mes të tjerash, ai ka thënë se presidenti po e shkruan Kushtetutën. “Nuk mund të them diçka të re. Nuk e kam tekstin me shkrim nga presidenti për partinë e dytë. Ta shohim dhe në çfarë baze ligjore është bërë për partinë e dytë. Ne jemi në pritje. Në letrën e parë të presidentit më 2 prill ai konstatoi se ne e refuzojmë. Nuk shkruan në Kushtetutë se sa duhet pritur, totalisht arbitrar. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën e jo ta shkruajë atë. Ka shumë punë që të mbërrijmë deri te një qeveri e re. Nuk ka nevojë tash se çka do të bëjmë ne nëse nuk dihet a do të ndodhë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA ka miratuar paketën 484 miliardë…