Ka shumë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare
19 qershor 2024
| 08:46
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare.
Ai është shprehur se janë dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja, siç është shprehur ai, për rivendosjen e sigurisë atje, shkruan Sky News.
“Shkatërrimi i pozicioneve dhe raketave të terroristëve rusë nga forcat tona, luftëtarët tanë, pranë kufirit, ka vërtet rëndësi.
Ne jemi dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja për rivendosjen e sigurisë sonë. Ndër të tjera, kjo përfshin sigurinë e Kharkivit”, është shprehur Zelensky.