‘Ka, s’ka…’, Çitaku ironizon me konfuzionin e qeverisë për dialogun dhe asociacionin
25 tetor 2023
| 14:24
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shkruar në lidhje me konfuzionin e qeverisë për dialogun e temat që kanë të bëjnë me të.
Sot gjatë ditës është raportuar se qeveria ka pranuar planin për të ecur përpara sipas propozimit të Pesëshes së emisarëve.
Pas pak orësh, nga qeveria është mohuar një gjë e tillë.
Këtë situatë Çitaku e ka përshkruar kështu: “E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin. Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia. Ka dialog me Serbinë këtë javë. Ka asociacion. Asociacioni ka vdekur. Ka s’ka, ka s’ka, ka s’ka. Kakofoni. Konfuzion. Panik”, ka Çitaku në “Facebook”.