‘Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve’
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve.
Mustafa ka shkëputur një pjesë të tekstit nga dokumenti që siç thot ai pasqyron qendrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Miq të nderuar,
Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së:
LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.
(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar n♪7 faqen zyrtare të LDK-së).
Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së