Ka vdekur astronauti legjendar John Young
07 janar 2018
| 13:33
Astronauti legjendar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), John Young, ka vdekur mbrëmë në moshën 87-vjeçare.
Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA ka njoftuar se Young ka vdekur në shtëpinë e tij në Hjuston, pasi ka vuajtur nga pneumonia.
John Young ishte personi i parë që ka fluturuar në gjithësi gjashtë herë dhe personi i nëntë që ka ecur në Hënë, gjatë karrierës së tij 42-vjeçare. Kjo ishte karriera më gjatë e një astronauti.