Ka vend për Vjosa Osmanin në LV, ja si përgjigjet Albin Kurti
20 prill 2020
| 22:43
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me kryetaren Kuvendit nga LDK-ja, Vjosa Osmanin.
I ftuar në emisionin “Çim Peka live”, i pyetur nëse LVV ka një vend për kryeparlamentaren, Kurti nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por nuk i kurseu lëvdatat. “Ka vend për Vjosa Osmanin tek LVV? Ajo në vitin 2017 kur LDK doli e treta në zgjedhje, e mori dhe e ngriti dhe gati e bëri të parë. Tani LDK me goditjet që po i bën, ka rënë sërish në të tretin. PDK po e kalon LDK. Unë bashkëpunoj me të në kuptimin institucional dhe kam vetëm fjalë lavdërimi për të”, u shpreh Kurti.