KA VITE… (BUKA E NËNËS)
02 dhjetor 2021
| 08:38
XHEVDET BAJRAJ
Më zuri gjumi
në bregun e ëndrrës
Ka vite që pemët nuk i mbajnë frutat
bebëzat e syve m’i zbardhën shirat e qiejve të huaj
e dhëmbët më ranë
nga malli për bukën e nënës
“Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, Sh. B. “Armagedoni”, 2019