Ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë, Zelensky nderon qenin me medalje
Një qen i vogël i cili ka ndihmuar vendin e tij në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua me medalje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.
Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto.
Presidentin ukrainas, e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të3 mrekullueshëm”, pak para se t’i jepej Medalja Presiderncioale për përkushtimin e tij në një konferencë shtypi me kryeministrin kanadez.
“Sot dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes.