Kabashi: AEK-u është favorit, por do ta japim maksimumin

18 dhjetor 2020 | 11:58

Klubi i Hendbollit Prishtina në fundjavë i luan ndeshjet e para evropiane për këtë edicion. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane, Prishtina takohet me skuadrën e njohur greke, AEK. Të dy ndeshjet luhen në Athinë.

Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, kurse të dielën luhet ndeshja e dytë në termin të njëjtë.

“AEK-u është ekip shumë i fortë. Ka në përbërje katër lojtarë të Spanjës, një kroat, një serb, një austriak, një brazilian dhe shumë lojtarë kualitativë vendorë. Ekipi ynë është me 100 për qind vendorë. AEK-u është favorit, por do ta japim maksimumin”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi.

Prishtina ka angazhuar disa lojtarë nga skuadrat e tjera, që në Greqi të paraqitet sa më mirë. Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Prishtina e eliminoi pa lojë Dobrudjan bullgare. Skuadra bullgare hoqi dorë nga ndeshjet. Shorti i raundit të tretë nuk e ka favorizuar Prishtinën.

“Kemi disa përforcime dhe disa mungesa. Kemi angazhuar Arbër Currin e Vëllaznimit si dhe Festim Mustafën e Arben Dugollin të Kastriotit”, ka theksuar Kabashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Shqipëri, Lulzim Basha, e…