Kabashi falënderon qytetarët suharekas, “Xhebrailat” dhe mbështetësit e ‘Balkanit’: Sot po e fillojmë rrugën e Evropës, na priftë e mbara!
Kryetari i klubit futbollistik “Ballkani”, Arsim Kabashi përmes “Facebook-ut”, ka falënderuar të gjithë, nga mbështetësit në tribuna, futbollistët, stafin teknik, bashkëpunëtorët dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për përkrahjen e klubit dhe sukseset e saj.
“Të dashur qytetarë të Suharekës, tifozë të zjarrtë Xhebraila dhe gjithë ju mbështetës të FC Ballkanit nga mbarë vendi.
Sezoni që shkoi nuk ishte aspak i lehtë, i luftuar deri në fund, por që me mbështetjen e secilit dashamirë të skuadrës tonë historike, ia dolëm të arrijmë objektivin primar që kishim, shpalljen kampion në Superligën tonë shtetërore.”, ka shkruar Kabashi.
Postimi i plotë i Arsim Kabashit:
Të dashur qytetarë të Suharekës, tifozë të zjarrtë Xhebraila dhe gjithë ju mbështetës të FC Ballkanit nga mbarë vendi.
Sezoni që shkoi nuk ishte aspak i lehtë, i luftuar deri në fund, por që me mbështetjen e secilit dashamirë të skuadrës tonë historike, ia dolëm të arrijmë objektivin primar që kishim, shpalljen kampion në Superligën tonë shtetërore.
Titulli i dytë radhazi, padyshim që krejtve na ka dhënë ndjenjë gëzimi, por assesi nuk na ka dhënë ndjenjën e vetë-mjaftueshmërisë. Përkundrazi e ka rritur etjen për suksese të tjera, të cilat do të nisim t’i ndjekim menjëherë, që nga kampanja e Evropës, Superkupa e Republikës dhe kompeticionet tjera që nisin në edicionin e ardhshëm.
Jam i nderuar të jem njëri prej akterëve të përfshirë në sukseset historike të klubit tonë të zemrës, në të cilat secili nga ju e ka vendin e vetë, pasi pa përkrahjen dhe mbështetjen gjithëpërfshirëse, s’do të ishim ku jemi sot.
Andaj të bashkuar drejt qëllimeve të përbashkëta, do të vazhdojmë edhe më tutje, për ta dërguar Ballkanin tonë, lartë e më lartë.
Nesër po e fillojmë rrugën e Evropës, të motivuar e me moral të lartë.
Faleminderit të gjithëve, nga mbështetësit në tribuna, futbollistëve, stafit teknik, bashkëpunëtorëve dhe gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Na priftë e mbara!
Perzemersisht,
Arsim Kabashi
FC Ballkani.