Kabashi: Nga dëshira e madhe kishim shumë gabime

13 maj 2021 | 16:06

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra e tij nuk ka mundur të përsëris paraqitjen që e kishte të shtunën në Pejë.

“Në lojën e parë në Pejë luajtëm shkëlqyeshëm, sidomos në pjesën e dytë ku kemi mundur të barazojmë. Besa ka përvojën, lojtarë, përforcime dhe e dëshmoi në lojën e dytë. Lojtarët e mi prej dëshirës së madhe për të fituar, për ta luajtur lojën e tretë, patën shumë dështime, sidomos në sulm”, ka theksuar Kabashi.

Më efikasi te Prishtina ishte Agon Bajqinovci.

“Kishim gabime në sulm e në mbrojtje që na kushtuan. Dëshira ishte e madhe për sukses. Edhe cilësitë e Besës dihen, kështu që ia uroj titullin e kampionit”, ka deklaruar Bajqinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës synon që procesin e dialogut me Serbinë,…