Kabashi: Shihemi në festën e katërt të kampionit

09 dhjetor 2024 | 15:34

Presidenti i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, i ka paralajmëruar kundërshtarët në këtë edicion të Superligës, duke insistuar se therandasit nuk janë dorëzuar dhe se do të rikthehen edhe më të fortë.

Numri një i klubit nga Suhareka e bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur i bindur se vetëm therandasit e kanë recetën e titullit të kampionit dhe se ekipi “Portokalli” do ta fitojë titullin e katërt të kampionit radhazi. Pas dominimit absolut në tre sezonet paraprake, Ballkani e pati një rënie në këtë edicion, ndërsa e sheh veten 10 pikë prapa lideres, Drita.

“Epoka e Ballkanit vetëm sa ka filluar. Recetën e kampionit nuk e dinë të gjithë, ne ishim dhe do te jemi! Shihemi në festën e katërt të kampionit! Urime Festat!”, ka shkruar Kabashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar…