Kabashi: Tash ka filluar gara e vërtetë për Ballkanin

23 korrik 2020 | 17:08

Presidenti i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, nëpërmjet një shkrimi publikuar në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se tash fillon gara e vërtetë për klubin nga Suhareka.

Ai ka konfirmuar se ka pak rëndësi fakti se a do ta sigurojë Ballkani daljen në Evropë apo do ta fitojë Kupën.

“Të dashur qytetarë të mirë të vendlindjes sime Suharekës, të dashur tifozë të klubit tonë. Ne ju zhgënjyem në fund për ta sjell titullin e parë në historinë e klubit, ishim më të motivuar se gjithçka, u munduam me të gjitha forcat, dhamë gjithçka nga vetja, por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishëm. Për mua si udhëheqës i klubit tani më s’ka rëndësi a do ta sigurojmë Evropën apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, tani ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin. Krenar dhe mirënjohës për punën e palodhshme të supertrajnerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falënderues për gladiatorët tanë që dhanë gjithçka nga vetja për një triumf të vërtetë”, ka shkruar Kabashi, i cili e ka uruar edhe skuadrën gjilanase për titullin kampion: “Dua t’i uroj titullin e kampionit presidentit të Dritës, Valon Murselit dhe FC Dritas! Urojmë të na bëni krenarë shtetin tonë në garat evropiane”.

(Veton ZYMBERI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot studentët e…