Kabashi: Udhëtojmë vetëm për fitore

21 shkurt 2020 | 12:10

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, është optimist para derbit të madh me Besa Famgas. Ndeshja Besa Famgas – Prishtina luhet të shtunën (19:00) në Pejë, dhe i takon javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Prishtina humbjen e vetme këtë edicion e ka nga Besa. Madje pas pjesës së parë Prishtina kishte udhëhequr me rezultat 15:13, por në të dytën Besa kishte arritur te fitorja. Prishtina është përforcuar me Rron Ramadanin e Beni Sulën.

“Gjithmonë ndeshjet në mes të Prishtinës dhe Besës kanë qenë të forta dhe interesante. Asnjëherë nuk është ditur fituesi deri në minutën e fundit. Edhe këtë herë pritet të jetë lojë e fortë dhe përcaktuese për vendin e parë. Takohen dy ekipet më të mira në Superligë për momentin, i pari me të dytin. Besa është në përparësi të lehtë, por ne jemi përgatitur në të gjitha aspektet për këtë derbi. Në Pejë udhëtojmë vetëm për fitore. I dimë përparësitë dhe dobësitë e Besës. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, ka thënë Taib Kabashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raheem Sterling ka deklaruar se te Manchester City janë në…