Kabinat telefonike angleze do të shiten për vetëm 1£, për çfarë do të përdoren?
Mijëra kabina telefonike tradicionale me ngjyrë të kuqe po u ofrohen komuniteteve për t’u përdorur për çdo gjë, nga librat e shtëpive te galeritë e artit.
Pothuajse 4.000 kabinat telefonike nuk po përdoren më për shkak të përdorimit në masë të celularit. Që nga viti 2008, më shumë se 6,600 kuti telefonike janë marrë nga komunitetet për vetëm 1£ secila përmes programit “Adopt a Kiosk”.
Kutitë e tepërta të telefonit po shndërrohen në mini muze historie, galeri arti dhe vendshkëmbime librash, shkruan britanikja “Leicestermercury”.
James Browne tha: “Me shumicën e njerëzve që tani përdorin celular, kjo ka çuar në një rënie të madhe të numrit të thirrjeve të bëra nga telefonat me pagesë”. Në të njëjtën kohë, mbulimi me celularë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit për shkak të investimeve në rrjet, veçanërisht në zonat rurale.
“Ne aktualisht po racionalizojmë pasurinë tonë të telefonave me pagesë për t’i bërë të përshtatshëm për të ardhmen, dhe skema ‘Adopt a Kiosk’ bën të mundur që komunitetet lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të mbajnë kutinë e tyre të telefonit me një qëllim të ri për komunitetin“.
Martin Fagan, sekretari kombëtar i shoqatës bamirëse “Community Heartbeat Trust” i cili po ndihmon në instalimin e defibrilatorëve në kioskat lokale, tha: “Kioskat e kutive të telefonit të janë struktura ikonike britanike dhe vendosja e tyre në ripërdorim u ka dhënë atyre një jetë të re. Deri më sot ne kemi konvertuar rreth 800 kabina”.
Kioskat janë historikisht në qendër të komunitetit, dhe kështu vende të shkëlqyera për defibrilatorët. Më shumë se 400 kabina nëpër qytete janë shndërruar në njësi digjitale, të quajtura “Street Hubs”, duke ofruar falas Wi-Fi publik, të shpejtë, ngarkimin e pajisjes USB dhe monitorimin e mjedisit.