Kabinete të reja në tetë shkolla të Skenderajt
24 tetor 2023
| 15:22
Kabinetet e biologjisë, fizikës, matematikës, kimisë e informatikës, si dhe tabelat digjitale në tetë shkolla të komunës së Skenderajt si fazë e parë e projektit të arsimit.
Kjo komunë ka njoftuar se me ketë po krijohen kushte sa më të mira pune për nxënës dhe mësimdhënës, ashtu që të rritet cilësia e mësimnxënies dhe mësimdhënies.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, sot gjatë ditës kanë vizituar disa nga shkollat ku janë krijuar kabinetet e reja, një premtim i Qeverisjes Nura, në fushën e arsimit.