Kabineti i Hotit për “mospjesëmarrjen në takimin e Brukselit”: Është spekulim
10 korrik 2020
| 09:41
Ashtu siç ka qenë plani edhe do të ndodhë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë i pranishëm në takimin e së dielën në Bruksel me palën serbe.
Xhavit Beqiri, nga kabineti i Hotit, i ka quajtur spekulimet pohimet e Presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se “ka zëra që delegacioni kosovar nuk do të marrë pjesë”.
“Janë spekulime këto. Spekulimet e tilla as nuk vlen të komentohen”.
Vuçiq: Tërheqja e Prishtinës nga dialogu në Bruksel do të tregonte rolin e secilës palë