Kabineti i Konjufcës reagon për produktet serbe në Kuvend

19 nëntor 2021 | 15:19

Shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas kërkesës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha lidhur me largimin e produkteve serbe që shërbehen në bufenë e Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka se Kabineti i Kryetarit ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka treguar se legjislatura e kaluar ka bërë marrëveshje me një operator privat për shërbimet e bufesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina nuk ka mundur të marrë me shumë se…