Kabineti i Kryeministrit tregon pse Haradinaj vrapoi në shesh
17 janar 2018
| 20:38
Një video, në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj sot vraponte drejt zyrave të Qeverisë, pasi bëri një fotografi me disa nxënës para shtatores së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkaktoi bujë në media dhe në rrjete sociale.
Zyra e Kryeministrit tani ka treguar arsyen e vrapimit të papritur të Haradinajt.
Kabineti i Haradinajt ka thënë për “KTV” se arsyeja ka qenë një takim i rëndësishëm që Haradinaj e ka pasur në ato momente.
Por, nuk ka treguar për natyrën e takimi ose me kë ka pasur të takohet kryeministri i vendit.
Nga videoja, vihet re edhe gatishmëria e ekipit të kryeministrit dhe e ministrave që të vrapojnë, kur një gjë të tillë e bën kryeministri, edhe pse shihet se nuk e kanë pasur idenë pse ai po vrapon.