Kabineti i Kurtit ka qenë dhe është nën kufizime, nuk mund të lëvizë për Amerikë
17 maj 2020
| 08:44
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kabineti i qeverisë Kurti është në listë të zezë sa iu përket vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për udhëtim në këtë vend. “Gjithë kabineti ka qenë dhe është nën kufizime. Nuk mund të lëvizin. Edhe kabineti i kaluam ka qenë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Haziri për Reporteri, duke shtuar se “me vetë faktin se t’i ngrinë fondet, t’i vendosë ministrat në listë të zezë për viza udhëtimi për Amerikë, këto janë të mjaftueshme me tregu që këto raporte nuk janë mira”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)