Kabineti i ministres Gërvalla bleu mobilie në vlerë 10 mijë euro

14 gusht 2022 | 08:45

Mobiliet e kabinetit të ministres të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kushtuan 10 000 euro, ndërsa kompjuterët këtij kabineti i kushtuan 35 mijë euro. Kjo ministri ka shpenzuar edhe 150 mijë euro për pajisje teknologjike.

Në raportin gjashtëmujor të thesarit të Kosovës, kjo ministri ka investuar edhe 15 mijë euro në softuer, si dhe 1 625 500 euro në sistemin e sigurisë së komunikimit me misionet diplomatike.

Për blerjen e ambasadave, MPJ ka shpenzuar 8 927 721 euro, kurse për automjetet e ambasadave janë shpenzuar 221 779 euro. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e shiut, mbrëmë ka pasur vërshime në Pejë.…