Kabineti i Osmanit i reagon Faton Pecit: ‘Darka e Lamës” është organizim nën patronatin e Presidencës

03 dhjetor 2024 | 14:14

Zyra e Presidencës së Kosovës i ka reaguar organizimit të “Darkës së Lamës” nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në një reagim nga këshilltari për medie i presidentes Osmani,  Bekim Kupina është thënë se “Darka e Lamës” është organizim nën patronatin e Presidencës.

Reagimi i plotë:

“Darka e Lamës”, e iniciuar nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova është traditë të cilën Presidentja Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë sivjet më 26 tetor 2024.

Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS.

Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e presidentit Rugova, “Darka e Lamës” është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e po ashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë.

Pra, ashtu siç është nisur nga presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga presidentja Osmani.

Bekim Kupina, këshilltar për medie

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të spikatur në…