Kabineti i ri qeveritar takohen me presidentin e Maqedonisë së Veriut
17 janar 2022
| 15:54
Mbrëmë është zgjedhur Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, në krye me Dimitar Kovaçevski.
Zëvendësi i tij, Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka bërë me dije se të hënën janë takuar me presidentin e këtij shteti, Stevo Pendarovski.
“Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e re, e përbashkët, për një të ardhme më të mirë. Para nesh janë sfidat e mëdha në shumë sfera si në atë të energjetikës, planin ekonomik dhe shëndetësor dhe shumë problematika tjera të cilat qytetarët presin t’i zgjidhim”, ka shkruar Grubi në llogarinë e vet në “Facebook”.