
Kabineti qeveritar mblidhet në orën 11:00
29 mars 2018
| 09:14
Qeveria e Republikës së Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje e cila do të drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj do të mbahet në orën 11:00.
Mbledhja e Qeverisë mbahet pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, konkretisht pas arrestimit të Marko Gjuriqit dhe largimit të Listës Serbe nga kabineti qeveritar.