Kabineti i ri qeveritar kryen betimin në Çeki
Presidenti çek, Millosh Zeman është betuar në qeverinë e re të udhëhequr nga biznesmeni, Andrej Babis për herë të dytë.
Lëvizja e Babisit, ANO (PO), ka fituar zgjedhjet në muajin tetor dhe ka formuar një qeveri, e cila kishte dështuar në një votëbesim në muajin janar, duke e detyruar atë të japë dorëheqje.
Babis që aktualisht është nën hetime për korrupsion është përballur me vështirësi teksa ka tentuar t’i bindë partitë tjera për t’iu bashkuar koalicionit me partinë e tij.
Pasi presidenti Millosh Zeman, i ka kërkuar Babisit të tentojë të formojë qeverinë e re sërish, ai ka bërë koalicion me Social-Demokratët, dhe kabineti i ri ka bërë betimin më 27 qershor.
Mirëpo partia e Babit ka vetëm 79 ulëse në parlamentin me 200 anëtarë, çka e detyron atë të mbështetet në votën e komunistëve të së majtës ekstreme, në një tjetër votëbesim të detyrueshëm më 11 korrik, raporton “REL”.
Kjo do të jetë hera e parë, prej kohës së rënies së komunizmit në Çeki, që komunistët do të kenë rol në qeveri.