Kabul, shtatë të vrarë nga një sulm vetëvrasës
22 prill 2018
| 10:38
Autoritetet afgane kanë njoftuar se shtatë persona janë vrarë pasi një sulmues vetëvrasës shpretheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majroh, ka thënë se edhe 35 persona janë plagosur në sulmin e sotëm.
Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.