Kaçanik, aktivizohet shërbimi i Gjinekologjisë dhe Radiologjisë në QKMF
05 dhjetor 2023
| 11:38
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik është aktivizuar shërbimi i Gjinekologjisë dhe Radiologjisë.
Nënkryetari i komunës, Sabedin Vishi, ka theksuar se aktivizimi i këtyre dy shërbimeve shënon një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve shëndetësore komunale dhe rritje të këtyre shërbimeve.
“Mjekët e angazhuar janë dr. Gjinekologe Paulina Lumezi e cila do të punoj nga dita e martë deri të premten duke filluar nga ora 8:00, ndërsa dr. Mentor Trena – Radiolog do të punoj çdo të premte nga ora 16:00. Mjekët e angazhuar i uruan për punë të mbarë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së dr. Sinan Zeneli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.