Kaçanik: Protesta e banorëve, Hidrocentrali merr leje me “debat” fals
Më të zëshmit në kundërshtim u treguan fëmijët.
Ata më pas shkuan të freskohen në lumin Lepenc, por të rriturit vazhduan protestën kundër zgjerimit të kapacitetit të hidrocentralit që i takon kompanisë ‘2 korriku’.
Nga 1.3 megavat rrymë, tash aty synohet të prodhohen 3.7. Kusht për aplikim në ministrinë e Mjedisit për këtë ishte dëgjimi publik me banorë, dokumentin për çka këta thonë se u falsifikua.
Për këtë, ndaj pronarit të firmës, Ejup Kovaçi, gjykata në Ferizaj ka ngritur aktakuzë.
Udhë për aplikimin zgjerues kompanisë i hapi me vendim ekzekutivi lokal në Kaçanik, pas pëlqimit që më 2015 ia dha Kuvendi Komunal për kapacitetin fillestarë, njofton Klan Kosova.
Në Komunë se dinë se kah kompania siguroi dokumentet e dëgjimit publik që kërkohej më pas e i cili thonë që nuk është mbajtur. Për këtë njoftuan edhe qeverisjen qendrore.
Pronari i firmës ‘2 korriku’, Ejup Kovaçi, mohon akuzat, derisa si dëshmi ofron dokumente e fotografi të diskutimit me banorët.
Klanit gjatë të hënës për këtë çështje nuk iu kthye përgjigje nga ministria e Mjedisit, të cilës iu drejtua me pyetje.