Kaçaniku bëhet gati për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
10 shkurt 2019
| 13:46
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, Këshilli organizativ i kësaj komune për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës me moton “Kosova nder dhe detyrë”, ka hartuar agjendën e aktiviteteve që do të organizohen, duke filluar nga 15 shkurti deri më 17 shkurt 2019.
Gjatë këtyre ditëve do të organizohen aktivitete letrare, kulturore artistike, përkujtimore dhe aktivitete sportive.
Siç ka njoftuar Komuna e Kaçanikut, këto aktivitete do të përmbyllen me akademinë festive në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik më 17 shkurt, duke filluar nga ora 12:00.
/Epoka e re/