Kaçe: Në futboll luajnë ekipet, jo paratë

12 nëntor 2018 | 11:11

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe realizoi një super gol me fanellën e Panathinaikosit në derbin e Athinës ndaj Olimpiakosti. Pavarësisht perlës së korçarit, kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte 3 pikë, pasi bardhekuqtë barazuan në sekondat e fundit të lojës.

Në prononcimin për “sport24.gr” 25-vjeçari e pranon se barazimi ishte rezultat i drejtë, pasi skuadra e tij nuk luajti fort mirë. Gjithashtu Kaçe është i mendimit se në futboll nuk fiton gjithmonë paraja.

“Unë do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar sot. Nuk luajtëm mirë dhe nuk kemi treguar sot, atë që kemi treguar në ndeshjet e tjera. Kemi luftuar deri në fund, por barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi edhe Olimpiakosi na shtyu para dhe kishte disa raste. Momentet e panikut gjatë dëmtimit të portierit – Gjëja më e rëndësishme për ne, është të bëjmë mirë. U trondita kur pash dëmtimin e shokut të skuadra. Kur sheh shokun tënd që rrëzohet dhe është në një gjendje të tillë, shokohesh. Krijuam disa raste, por bëmë edhe shumë gabime. Kemi bërë kaq shumë gabime, sidomos kur ne kishim topin në zotërim. Është për të ardhur keq që nuk kemi fituar sepse kemi luftuar deri në fund dhe në fund kemi pësuar në minutën e 95. Në futboll, luajnë ekipet, jo paratë. Nëse nuk do të ishim në këto pozita në klasifikim, gjithçka do të ishte më e lehtë”, u shpreh Kaçe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Silva nuk i mbyll dyert një rikthimi të mundshëm…