Kaçe transferohet në kategorinë e dytë të Greqisë

09 shkurt 2022 | 16:30

Ergys Kaçe u largua nga Partizani pas vetëm gjashtë muajsh, pa lënë gjurmë, dhe tani do të aktivizohet sërish në Greqi.

Mesfushori që ka qenë me Shqipërinë në “Euro 2016” do të jetë pjesë e skuadrës së Veria NFC në ligën e dytë greke. Ai ka firmosur për gjashtë muaj me ekipin e vendit të parë, që synon me çdo kusht të ngjitet në elitë.

PAOK, Anagennisi Epanomi, Viktoria Plzen, AEL, Aris dhe Partizani Tirana janë skuadrat në të cilat janë aktivizuar në karrierë Kaçe. Kaçe është 28-vjeçar teksa me Kombëtaren e Shqipërisë i ka regjistruar 28 paraqitje dhe ka realizuar dy gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Real Madridi kanë filluar të mendojnë për super sulmuesin…