Kadaj-Bujupi: Çdo gjykim i luftës së UÇK-së është padrejtësi ndaj popullit tonë
25 qershor 2020
| 14:10
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se çdo gjykim i i luftës së UÇK-së është padrejtësi ndaj popullit tonë.
Ky reagim i saj ka ardhur pas aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, raporton “Epoka e re”.
“Aspirata e shqiptarëve për liri e pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla. Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.