Kadaj: “Këndi i Kurajos”, vazhdojmë angazhimin e përbashkët për gratë që mbijetuan dhunën seksuale

12 tetor 2020 | 23:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj – Bujupi, ka bërë të ditur se nga sot në Ministrinë e Drejtësisë do të zë vend “Këndi i Kurajos”.

“Vazhdojmë angazhimin e përbashkët për gratë që mbijetuan dhunën seksuale gjatë luftës por të cilave u është mohuar qasja në drejtësi”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

Kujtojmë se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës,…