Kadaj-Bujupi: Kosova është për dialog të mirëfilltë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar qasjen e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogerinit, karshi dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas saj, Mogherini po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.
Megjithatë Kadaj-Bujupi ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt.
Sipas saj, Republika e Kosovës është për dialog të mirëfilltë.
“Marrëveshja e mundshme përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë proces shërbyes për ngritje karriere profesionale e askujt. Aq më pak e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerinit, e cila po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit. Imponimet dhe shantazhet (edhe ato të llojit: kompromise të dhimbshme me Serbinë për liberalizimin e vizave) nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. As ndërmjetësimet me pikëpamje të paracaktuara, siç është ‘parti pris’-i. Republika e Kosovës është për dialog, por për dialog të mirëfilltë. Përtej interesave personale dhe agjendave politike që e dëmtojnë interesin e Republikës sonë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/